Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga votoi në sallën ”1 tetori”. Presidentja bëri thirrje për dalje sa më masive të votuesve në zgjedhje, duke i quajtur këto zgjedhje si test të pjekurisë politike dhe të demokracisë së brendshme.
”Kreva obligimin tim si qytetare e Kosovës. Bëjë apel te qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke dalur masovisht. Këto zgjedhje janë test i pjekurisë sonë politike, test i demokracisë, dhe dëshmia e një shteti gjithëpërfshirës që po e krijojmë. Është përkujtimi për sakrificën nëpër të cilën ka kaluar shoqëria jonë”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. /rtk/