Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u bëri thirrje liderëve të politikës në Kosovë, që të ulen në një takim të përbashkët dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për ndërtimin e institucioneve.
Zëdhënësi i presidentes së Kosovës Arbër Vllahiu, i tha Deutsche Welle-s se me rëndësi është zgjidhja e ngërçit politik dhe jo zgjedhjet.
”Ka ardhur koha që liderët e partive politike parlamentare të ulen në një takim të përbashkët. Dhe ka ardhur koha që së bashku të gjejnë zgjidhjen e pranueshme për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale. Zgjidhja është me rëndësi, jo zgjedhjet, sepse tashmë Kosova ka hyrë në një krizë financiare dhe këtë po e ndjejnë posaçërisht qytetarët e vendit, dhe punëtorët e ndërmarrjeve të ndryshme”, tha Arbër Vllahiu./DW/