Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey A. Jacobson mbështeti vendimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t’i kërkuar qartësim Gjykatës Kushtetuese lidhur me rolin e saj në formimin e qeverisë së re të Kosovës.
“Mendoj se është plotësisht i duhur. Të gjithë e kemi parë nëpër lajme ditëve të fundit se ka interpretime të ndryshme: Jo neni 84, jo ai 89, si mund të përputhen ato. Mendoj se është veprim i përgjegjshëm për të kërkuar qartësim nga institucionet e Kosovës të ngarkuara me këtë, në këtë rast Gjykata kushtetuese”, ka thënë Jacobson transmeton VoA.
Jacobson u bën thirrje të gjithëve të gjitha partive politike që të respektojnë vendimin e asaj gjykate kur të dalë.
“Thërras po ashtu, udhëheqësit politik dhe këtë e kam bërë edhe personalisht, që tash është koha për një periudhë qetësie, derisa punojmë në atë që është proces demokratik e që ndodhë në shumë vende të botës. Të ecim në rrugë të qetë, të moderuar dhe profesionale”, tha ambasadorja Jacobson.