Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, ka theksuar se pavarësisht koalicioneve post-zgjedhore, posti i Presidentes se Shtetit është i sanksionuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe si i tille është i paprekshëm deri në 2016.
Jacobson, konfirmoi se State Departamenti ka pare rezultate të prekshme në veri te vendit, si rezultat i dialogut. Ajo vlerësoi si rezultat pjesëmarrjen e etnisë serbe në zgjedhjet që u organizuan në veri, sipas ligjeve të Kosovës, dhe një situatë më stabile të sigurisë, transmeton Rrokum TV
Jacobson tha se SHBA ka me vazhduar me e përkrah dialogun dhe procesin e nisur në Bruksel, pavarësisht formatit për të cilin kanë me u përcaktua palët e përfshira.
Ambasadorja amerikane tha se janë zgjedhësit që kanë me përcaktua se çka duhet me qenë prioritetet dhe pritjet. Por, ajo potencoi se është më shumë rëndësi që në fokus me qenë sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.
Jacobson ftoi qytetarët e Kosovës me dalë sa më shumë në zgjedhje dhe tha se pret zgjedhje të lira dhe fer.