Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, i është bashkangjitur thirrjeve për qytetarët e Kosovës që të dalin në votime. Përmes një cicërime në Twitter, ambasadorja Jacobson ka bërë thirrje që të dilet në votime në mënyrë që të dëgjohet zëri i votuesit. “Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet sot. Dilni dhe votoni”, ka shkruar Jacobson në Twitter.