Ja si i përgjigjet Shefik Surdulli, reagimit të PDK-së së Gjilanit!

Ja si i përgjigjet Shefik Surdulli, reagimit të PDK-së së Gjilanit!

Përmes një komunikate të lëshuar në emër të PDK-së së Gjilanit, për një çështje të caktuar që ishte ngritur në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga anëtari i PDK-së Sherif Surdulli, ka vënë në pah një sqarim të kësaj dege, ku anëtari në fjalë, siç është thënë, nuk e ka paraqitur qëndrimin e PDK-së, andaj si i tillë është vetëm qëndrim i një këshilltari, prej të cilit dega në Gjilan është distancuar ditë më parë, edhe para këtij sqarimi, ka bërë që të kundër reagoj Surdulli.

Shih shkrimin: PDK: Sqarim për publikun dhe për dy familjet Krasniqi dhe Sherifi të Livoçit të Epërm

Ja kundër reagimi i plotë i Surdullit të PDK-së:

Kështu është kur një parti si dega e PDK-së (dikur me nam) në Gjilan, të cilën e qon kah të do një kryetar me aktakuzë për krim të organizuar, i suspenduar mu për këtë, nga lideri i PDK-së z. Kadri Veseli.

Degën e PDK-së në Gjilan, siç e di edhe opinioni i gjerë, e menaxhon një kryetar i cili është nën aktakuzë nga gjykata, për krim të organizuar, dhe për këtë i suspenduar nga Kryetari Veseli. Ai, në vend që ta unifikojë e ta organizojë degën në ofrimin e alternativave opozitare karshi keqmenaxhimit të komunës, ai ka vendosur si objektivë ( për neve e njohur qe një kohë) shkatërrimin e partisë dhe sulmet e paskrupullta nga ai, ndaj çdo mendimi ndryshe.

Por le të kthehemi te reagimi.

Ideatori dhe qatipi i një reagimi të sotëm, në emër të degës së PDK-së në Gjilan, ndaj aktivitetit tim të djeshëm në Kuvendin e Komunës, lidhur me debatin për ankesat e emërtimeve të rrugëve, e paska gjet një vrimë të vockël ku qenka futur pa dalje, të cilën fatmirësisht mbrëmë e kam mbyllur me mirëkuptim me familjen e respektuar të dëshmorit Sherif Sherifi, përmes një sqarimi dhe kërkimfalje publike në media (po edhe privatisht) për keqkuptimin e ndodhur.

Reagimi i këtij eksponenti të penalizuar, në emër të degës, ishte I ulët si rëndom, ku shihet qartë mosdurimi ndaj mendimit të lirë, ndaj atyre që mendojnë ndryshe, në rastin konkret, mosdurimi ndaj meje personalisht si njëri prej themeluesve të degës së PDK-së në Gjilan, njëri nga mbrojtësit konsekuent të vlerave të saj, si dhe këshilltar komunal në Kuvendin e Komunës.

Reagimi i sotëm, ndaj meje personalisht, është pasojë e mosnënshtrimit tim ndaj politikës udhëheqëse të tij në degë, politikë kjo e cila për interesa të tij personale, PDK-në në Gjilan e ka futur në një rrugë pa krye, të rrënimit të saj.

Jam krenar dhe i lumtur që edhe me aktivitetin tim të djeshëm në seancën e Kuvendit Komunal në Gjilan, kam shfrytëzuar autoritetin tim dhe pozitën time zyrtare, të besuar nga qytetarët, ekskluzivisht për interesa madhore të qytetarëve, konkretisht në mbrojtje të vlerave demokratike civilizuese, të atdhedashurisë dhe të luftës për liri, e që një kohë këto vlera kanë qenë vlera edhe të PDK-së në Gjilan.

Shefik Surdulli /këshilltar komunal, PDK Gjilan/

KOMENTE