“Ky koalicion është krijuar për interesa individësh e grupesh të caktuara, ka jetu deri sot mbi bazën e këtyre interesave, po prishet për interesa”, ka thënë, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan.
Ja deklarata e tij e plotë:
Prishet koalicioni qeverisës në Gjilan
Ky koalicion është krijuar për interesa individësh e grupesh të caktuara, ka jetu deri sot mbi bazën e këtyre interesave, po prishet për interesa.
Janë rrena sa herë i dëgjoni njërën ose palën tjetër duke thënë se po bëjnë përpjekje me kriju rend e drejtësi në Komunën e Gjilanit. Mjafton me kujtu rrugën deri këtu, e kuptojmë sa koalicion i dëmshëm për Gjilanin ishte, e sa pushtet i paaftë sot qeverisë me Komunën.
Pushteti sot nuk e ka në fokus zhvillimin e Gjilanit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Qoftë në Gjilan, qoftë në nivel vendi, pushteti po e shkatërron secilën të arritur me shumë mund përgjatë 20 e kusur viteve.
Erdhën tu premtu luftë kundër korrupsionit e punësimeve familjare, për zhvillimin e mirëqenie, urdhëroni e shihni në çfarë derexhe e kanë sjellë Gjilanin.
Mirë që u prish koalicioni, mirë do të ishte me shku krejt në shpi edhe kjo mendësi që ka mbetë. Mirënjohës përjetë do të ishte Gjilani, Kosova e populli i saj nëse kishit hequr dorë nga rruga juaj për shkatërrimin e Komunës e të shtetit!
Tani i shihni akuzat ndaj njëri-tjetrit në Gjilan