Autoriteti i Aviacionit Civili ka bërë me dije se sot në mëngjes, fluturimi X38960 i kompanisë ajrore TUI Fly në arritje nga Aeroporti Basel – Mulhouse, pas aterrimit ka vërejtur që ka probleme teknike si pasojë e goditjes me shpezë, e cila ka ndodhur gjatë fluturimit.
Problemet teknike janë sanuar në ndërkohë, dhe aeroplani është nisur për Basel në ora 6:27 (kohë lokale), në vend të kohës së paraparë në 2:45.
Gjithashtu, aeroplani i fluturimit 8Q 710 i kompanisë Onur Air me destinacion Antalia, për shkak të një problemi teknik nuk ka mundur të niset në kohën e paraparë, në ora 3:30 (kohë lokale). Ekipi i mirëmbajtjes së kompanisë është duke e trajtuar problemin.