Ja parashikimi i motit për pesë ditë (18-22 shtator 2023), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
E hënë – mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes.
E marte – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende -vende të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.
E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi të përcjellur me rrufe.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperendimit.
E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat kan mundësi që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
E premte – Mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s. /2LONLINE/