(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën e “Prishtinës”, në Gjilan, pas një pune intensive njësiti policor kanë arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti e ka mashtruar viktimën mashkull K-Shqiptar duke i marrë para në vlerë të 1000 euro, kinse për ta dërguar në shtetet perëndimore.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Përndryshe, këto ditë ka pasur disa raste të raportuara për mashtrime me viza. Policia ka apeluar që të ketë kujdes ndaj mashtruesve.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. Ka bërë të ditur se Policia e Kosovës në vazhdimësi apelon dhe i thërret grupet apo individë që mos të bien pre e premtimeve dhe futjes në lajthitje nga grupe të organizuara kriminale, sepse premtimet e këtyre mashtruesve janë të kota, ata i bëjnë vetëm për përfitime në mënyrë të paligjshme, duke e shfrytëzuar në mënyrë dinake momentin social.
“Nuk ka rrugë tjetër të migrimit përveç rrugëve legale duke u pajisur me dokumente të rregullta në ambasadat përkatëse dhe përfaqësitë diplomatike”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/