Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 35-të, të parafundit, të Superligës së Kosovës në Futboll, ku veçojmë ballafaqimin e dy pretendetëve për titull, Ballkanit që aktualisht është i pari në tabelë me 69 pikë dhe Dritës që është e dyta, me dy pikë më pak.
Java e 35-të
Drita – Malisheva, gjyqtari kryesor, Genc Nuza
Ballkani – Ferizaj, gjyqtari kryesor, Dardan Çaka
Pra, Ballkani luan si vendës dhe pret Ferizajn që poashtu e ka të rëndësishme këtë ndeshje pasi i nevojitën pikët nëse do që të vazhdojë garat në Superligë.
Përndryshe, me fitore ndaj Ferizajt dhe në javën e fundit edhe ndaj Gjilanit, skuadra e Ballkanit do të shpallej kampion pavarësisht nëse edhe Drita do ti fitonte këto dy ndeshjet e fundit.
Pra, Drita nuk ka alternativë tjetër, pos fitores së sotme ndaj Malishevës dhe në fund edhe ndaj Drenicës dhe pritjes eventuale që Ballkani, në njërën nga këto dy takimet e fundit, të pësojë humbje ose mjafton që në njërin prej tyre edhe të barazojë. Atëherë, Drita do të shpallje kampion, transmeton 2LONLINE.com.
Sidoqoftë kjo javë do të qartësojë shumë çka edhe për titull por edhe për atë se kush do të dali në Evropë por edhe kush do të jetë jashtë Superligës, sezonin tjetër.
Përndryshe, edhe skuadra tjetër gjilanase luan sot dhe Gjilani do të jetë mysafire e Llapit. Edhe Gjilanit i nevojiten pikët për ta mbajtur pozitën e tretë deri në fund.
Këtë ndeshje do ta drejtojë gjyqtari, Burim Jahmurataj.
Ja komplet qiftet e javës së 35-të takime këto që zhvillohen sot prej orës 15:00 dhe zyrtarët e të gjitha ndeshjeve të Superligës.
Java 35
Drita-Malisheva
Ballkani-Ferizaj
Llapi-Gjilani
Prishtina-Drenica
Dukagjini-Trepça’89