Qeveria e Kosovës ka marr vendimin sot që të hapen të gjitha pikat kufitare tokësore.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e pikës 5 të Vendimit të Qeverisë të datës 31 maj 2020 sipas të cilit përveç pikave kufitare në Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i bardhë, hapen kufijtë tokësor në Republikën e Kosovës edhe pikat e kalimit të Kufirit Qafë Prush, Qafë Morinë, Muqibab dhe Mutivod. Vendimi do të hyjë në fuqi nga 22 qershori i këtij viti.
Në mbledhjen e qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vendimi për hapjen e pikave kufitare Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë, dhe Mutivodë, hyn në fuqi me 22 qershor.
“Ky vendim hyn në fuqi më 22 të këtij muaji duke pasur parasysh që përgatitjet janë më intensive. Edhe sot, manuali do t’iu shpërndahet të gjitha institucioneve. Manuali është i gatshëm dhe do të mbikëqyret rreptësisht. Iu ofrojmë qytetarëve, sidomos atyre që i frekuentojnë këto pika, lëvizje të lirë”, ka deklaruar Zemaj.