(2L ONLINE) – I hyjn[ në pronë, ja kositin livadhin por se pas lajmërimit të policisë, arrestohet i dyshuari i cili ndalet në mbajtje për 48 orë. Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se në Stacionin Policor të Kllokotit ishte raportuar ky rast i cilësuar nga policia si “Dëmtim i Pronës” i cili ka ndodhur po në Kllokot.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se sipas ankuesit, shqiptar, shtetas i Kosovës nga Kllokoti, atij dikush i kishte hyrë në pronë dhe të njëjtit i kishin kositur livadhin në sipërfaqe prej një hektar.
Pas hetimit të rastit është zbuluar se i dyshuar i këtij rasti është M. I. nga Fshati Lubishtë. I dyshuari është ndalur nga njësitet e stacionit policor të Kllokotit ku është intervistuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit është ndaluar për 48 ore.
Rasti kalon në Gjykatë. /2L ONLINE/
fotoilsutrim