Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi për ndryshimin e hartës epidemiologjike në vend e për rrjedhojë edhe në kategorizim të komunave sipas zonave.
Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetëm 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor.
Zona e kuqe: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku.
Zona e verdhë: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.
Zona e gjelbër: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skenderaj, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.