(2LONLINE) – Është mbajtur sot “Olimpiada Matematike e Gjilanit 2014” për nxënësit klasave IX, X, XI dhe XII, e cila është zhvilluar në shkollën “Selami Hallaqi” në Gjilan. Koordinatori i Olimpiadës, prof. Festim Shkodra e ka vlerësuar lart suksesin e nxënësve të të gjitha nivelet.
Olimpiada është zhvilluar me mbështetjen e Drejtorisë Komunale e Arsimit. Drejtori i këtij sektori, Nazmi Musa, është shprehur krenarë me arritjet e nxënësve në lëminë e matematikës.
“Kjo garë ka karakter republikan dhe botëror dhe nxënësit e Gjilanit në fushën e matematikës kanë dalë gjithëherë të suksesshëm dhe është një krenari e punës së mësimdhënësve, është një krenari për Gjilanin sepse shënojnë rezultate përtej komunës së Gjilanit, në gara me karakter botëror. E kemi ndihmuar këtë garë me mjete materiale për të ndihmuar mbarëvajtjen e saj. E falënderoj organizatorin e kësaj olimpiade që ka bërë një punë të madhe”, ka thënë drejtori i DKA-së, Nazmi Musa.
Në fund të kësaj maratone janë shpërblyer tre vendet e para të klasave IX, X, XI dhe XI.
Klasa e IX
Vendi I parë : Ardita Berisha nga shkolla “Musa Zajmi”
Vendi I dytë: Muhamed Zahiri nga shkolla në lagjën e II
Vendi I tretë: Ndriçim Rrahmani nga shkolla “Selami Hallaqi”
Klasa X
1. Monika Bunjaku nga gjimnazi “Zenel Hajdini”
2. Elirë Sadiku nga gjimnazi “Zenel Hajdini”
3.Erion Hamiti nga gjimnazi “Zenel Hajdini”
Klasa XI
1.Euron Shkodra nga gjimnazi “Zenel Hajdini”
2. Kestrim Kastrati nga gjimnazi “Zenel Hajdini”
3. Dion Shkodra nga gjimnazi “Zenel Hajdini”
Klasa XII
1. Fatmire Hyseni nga gjimnazi “Zenel Hajdini”
2. Egzona Maloku nga gjimnazi “Zenel Hajdini”
3. Dafinë Qerimi nga gjimnazi “Zenel Hajdini”