Është mbajtur Turniri Tradicional i Ping-pongut për nder të profesor Musa Thaçi, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Kamenicës.
Në këtë turnir morën pjesë mbi 40 garues nga të dy gjinitë.
Turnirin e hapi Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën e DKRS-së, Rinë Matoshi.
Kryetari Rahimaj u uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve.
Në këtë turnir tri vendet e para u shpërblyen me mjete financiare dhe mirënjohje.
Ndërsa fituesi i turnirit është shpërblyer edhe me kupë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Fituesit e këtij turniri.
1. Jeton Azizi – vendi i parë
2. Samuel Klose – vendi i dytë
3. Bjondina Hasani – vendi i tretë
Turniri është mbajtur në SHFMU “17 Shkurti” në Muçivërc. /2LONLINE/