Vitaminat kanë një rëndësi të veçantë në organizin tonë. Herë pas herë mungesa e tyre shfaq probleme nga më të ndryshmet. Disa nga këto shenja treguese për mungesën e vitaminave janë;
Infeksionet
Shenjat më të shpeshta të mungesës së vitaminës A është mosrezistenca në infeksionet më të dobëta, pasi kjo është vitamina e nevojshme për prodhimin e sipërfaqeve mbrojtëse ttë cilat parandalojnë bakteret të hyjnë në sistemin respirator dhe në zorrë.
Nervozizmi
Kjo është një dukuri e cila lidhet me mungesën e hekurit.Lëkura e zbehtë, marramenja dhe thonjtë e rrumbullakët janë shenjat më të shpeshta të mungesës së hekurit.Burimi kryesor për këtë janë mishi i kuq, frutat arrore dhe perimet.
Buzët e çara
Janë elementi kryesor të cilët tregojnë mungesën e vitaminës B2. Kjo është një vitaminë pa të cilën trupi nuk mund të ripërtërijë shumë shpejt qelizat e lëkurës dhe mukozës rreth gojës. Kjo është një vitraminë e nevojshme për shndërrimin e ushqimit në energji, gjithashtu është dhe lodhja dhe migrena të cilët tregojnë mungesën e kësaj vitamine.
Mungesa e Shijet
Wshtë treguesi kryesor i mungesës së zinkut, i cili është i nevojshëm për prodhimin e ekzimave në përshtymë dhe zhvillimin dhe ruajtjen e receptorëve të shijes. Shenja të tjera mund të jenë dhe infeksionet e shpeshta dhe shërimi më i ngadaltë i plagëve.
Dhimbja e trupit
Debulesa, dhimbja e trupit dhe lodhja janë shenjat treguese të mungesës së vitaminës D. Kjo është një vitaminë e cila ndihmon në rregullimin e mineraleve të kalciumit dhe të fosforit që janë vitale për zhvillimin dhe ruajtjen e eshtrave dhe muskujve.