Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje është duke implementuar Plane Operative dhe plane tjera Vepruese gjatë sezonit veror, janë marrë masa shtesë duke krijuar një TASK FORCË, e cila po merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë datës 03 dhe 04 gusht 2017 në tërë territorin e rajonit të Gjilanit janë aplikuar rreth 31 pika kontrolli, ku kontrollet me radar, rripi i sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, tejkalimi në vi të bardhë apo ku me shenjë trafiku ndalohet, mos mbajtja e distancës, kontrollet brenda për brenda vend banimeve e kundërvajtje tjera kanë qen cak i kontrolleve të shtuara.
Zëdhënësi Hashani tha se gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar gjithsejtë 71 tiketa gjobitëse për të gjithë ata vozitës që në mënyra të ndryshme kanë ra në kundërshtim me ligjet rregullat e trafiku. Policia e Kosovës përfshirë njësite shtesë të policisë do të jem të pranishëm njëzet e katër orë me të vetmin qëllim preventimin e aksidenteve por njëkohësisht duke aplikuar masën zero-tolerancë ndaj shkelësve të ligjit dhe rregullave të trafikut rrugorë.
“Andaj, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me të gjitha njësitet tjera relevante vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht te shoferët e automjeteve, që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar”, ka thënë Hashani.