Ndër kritikat e adresuara në adresë të pushtetit, nga Burim Berisha, ish-këshilltar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e LDK-së, është edhe ajo për mosfunksionimin e Kuvendit të tanishëm, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Berisha i LDK-së thotë se Kuvendi Komunal i Gjilanit nga muaji mars 2022 nuk funksionon dhe kjo tregon se nuk ka pasur vendime, veprime dhe të mira tjera për qytetarët e Gjilanit gjatë vitit 2022.
Duke e thumbuar pushtetin që udhëhiqet nga Vetëvendosje dhe partnerët e saj, Berisha përdor ironinë me një propozim të tij, në lidhje me sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, për mungesë të seancave në të, tash e sa kohë, transmeton 2LONLINE.com.
Duke iu referuar pranisë së kryeministrit Albin Kurti, në Teatrin e Qytetit, ku kreu i komunës, Alban Hyseni ka raportuar para të pranishmëve për punën e qeverisjes njëvjeçare, Burim Berisha ka thënë se vendimin më të mirë të cilin munda ta marrin Kurti e Hyseni është që sallën e Kuvendit Komunal t’ia dhurojnë ndonjë OJQ-je, Ansamblit të Valleve apo ta shndërrojnë në Galeri të Arteve. /2LONLINE/