(2L ONLINE) – Pas informatave që njësitet e hetimeve nga stacioni Policor i Gjilanit kishin se i dyshuari shqiptar, shtetas i Kosovës, me banim në Gjilan, posedon në shtëpinë e tij armë pa leje, me urdhëresë me shkrim, të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, n ë shtëpinë e të dyshuarit, është kryer bastisje
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se me këtë rast është gjetur një pushkë gjuetie, e markës karabinë, prodhim Jugosllav, 23 fishek te cal 7.9 mm, 11 fishek cal 7.65 mm, të cilat janë konfiskuar nga Policia.
Toger hsshani ka bërë me dije se personin i dyshimti është arrestuar dhe intervistuar në lokalet e stacionit policor në Gjilan.
“Me urdhër te Prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur në Qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është ngritur kallëzimi penal armë mbajtje pa leje” tha Hashani.
Rasti kalon në Prokurori./2L ONLINE/
/fotoilustirm/