Ishte kryetar dege në PDK-në e Gjilanit, mbante pozitë zëvendësministri, por edhe pozita tjera në nivelin komunal e qendror, Izmi Zeka, tani po i rikthehet garës për Kuvendin Komunal të Gjilanit, aty ku dikur ishte edhe kryesues dhe e drejtonte këtë organ më të lartë vendimmarrës të komunës.
Prezantimi i Zekës, si pjesë e listës së PDK-së së Gjilanit, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për asamble komunale është bërë nga kandidatja e PDK-së për kryetare të komunës së Gjilanit, Leonora Bunjaku dhe u.d. kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti.
Ja çfarë thuhet me këtë rast:
Kandidimi i Izmi Zekës për asamble komunale po e dëshmon se PDK në Gjilan do të ketë listën më të fuqishme me personalitete dhe vlera të çmuara.
Veprat e familjes Zeka janë madhore për lirinë e vendit tonë, të cilën ne sot po e gëzojmë dhe ku po e ndërtojmë shtetin e Kosovës.
Gjatë angazhimit të tij politikë Izmiu ka qenë pjesë e disa fitoreve të zgjedhjeve të PDK-së në Gjilan, pastaj kryetar dege dhe bartës i udhëheqjes nëpër institucione të komunës dhe qeverisë së Kosovës. Me profesion ai është magjistër i historisë.
Pa asnjë dilemë, me Izmiun në Kuvendin Komunal PDK do të jetë forca vendimarrëse politike për interesin qytetarë.
Na priftë e mbara z.Zeka