Izair Emini ishte futbollisti i parë i Superligës së Kosovës, i cili rezultoi pozitiv në testet për Covid-19, i cili është pjesë e klubit gjilanas, FC Drita.
Mesfushori tetovar kishte rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve të para të kryera në Shkup, derisa menjëherë ishte izoluar në shtëpinë e tij.
Kurse, ditën e enjte futbollisti i Dritës iu është nënshtruar përsëri testin për koronavirus, dhe kësisoj ai rezultoi për të dytën herë negativ, me çka konsiderohet i shëruar.
Emini i është bashkuar klubit këtë të shtunë, ku po atë ditë skuadra gjilanase mposhti Flamurtarin me rezultat minimal (1-0), me golin e shënuar nga Astrit Fazliu të cilin ia dedikoi Izair Eminit. /2LONLINE.com/