Klubi i volejbollit “Drita” nga Gjilani ka vazhduar me përforcime për të qenë sa më e kompletuar dhe e gatshme për sezonin i cili pritet te filloje me 12/13 shkurt.
Bullgarja Ivelina Avramova është përforcimi i radhës dhe i fundit i këtij afati kalimtar i cili përfundon, sot, me 31 janar.
“Ekipit tonë i bashkëngjitet lojtarja e spikatur bullgare e cila karrierën e saj e fillojë në Bullgari dhe e vazhdojë me shumë suksese në Spanjë duke luajtur në ekipe të ndryshme të Superligës Spanjolle”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Bullgarja 22 vjeçare i bashkëngjiten ekipit të Dritës duke e kompletuar në çdo aspekt klubin dhe se ajo shumë shpejtë do të jetë së bashku me ekipin drejt qëllimeve kulminante”, thuhet tutje në njoftim. /2LONLINE.com/
Informacione nga karriera e Ivelina Avramova:
2015-2016 VP Madrid – Spanjë
2017-2018 Osacc Haro Rioja Vóley – Spanje
2018-2019 Arenal Emevé – Spanjeë
2019-2020 CV Grau Castelló – Spanjë
2021 KV DRITA, Gjilan