(2L ONLINE) – Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, në bashkëpunim me agjencionet e tjera të zbatimit të ligjit; ATK-Gjilan dhe Inspektorët Komunal, ka zhvilluar një operacion për kontrollimin e lokaleve të lojërave të fatit të cilat operojnë në Komunën e Gjilanit në kundërshtim me Ligjin mbi lojërat e fatit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se gjatë këtij Operacioni janë kontrolluar tri subjekte të Lojërave të Fatit, Bastore Sportive), me ç’rast nga Inspeksioni Komunal janë mbyllur dy lokale të cilat nuk kanë dokumentacion valid për zhvillimin e veprimtarisë së tyre si dhe është shqiptuar një gjobë prej 1.000 €, për njërin nga subjektet e lojërave të fatit.
Nga ATK-ja janë shqiptuar tri gjoba në vlerë të përgjithshme 3×1000 €, për tri subjektet e bastoreve sportive.
Zëdhënësi Hashani tha se Policia ka konfiskuar një shtëpizë kompjuterike ku dyshohet se është e instaluar loja e ashtuquajtur “Keno” (e ndaluar në bazë të Ligjit të Lojërave të Fatit).
Në lidhje me këtë operacion ka qenë e njoftuar Prokuroria Themelore-Gjilan
/2L ONLINE/
/fotoilsutirm/