/2L ONLINE/ – Komiteti për Politikë dhe Financa(KPF), të martën ka mbajtur takimin e saj në të cilën nuk ka mbetur pa u përmendur edhe çështja e zhvillimeve të fundit që ka të bëjë me EcoHigjienën.
Bujar Nevzati (PDK), në emër të grupit të tij politik, përveç që ka kërkuar gjatë këtij takimi listën e punëtorëve të pranuar në konkursin e fundit dhe të atyre që punojnë me kontrata në shërbimin civil, ai ka kërkuar informacione edhe për gjendjen në kompaninë “Ecohigjiena”, e cila prej dje, siç ka thënë Nevazti, është në grevë.
Këto kërkesa janë përkrahur edhe nga shefi i grupit të këshilltarëve të VV-së, Nevad Isufi, i cili ka thënë se për shkak të grevës së punëtorëve në “Ecohigjienë”, sot kontejnerët u kanë mbetur para dyerve.
Përndryshe nga përfaqësuesit e pozitës është thënë se sa u përket kërkesave të opozitës ato do të diskutohen dhe do të trajtohen në seancën e Kuvendit Komunal, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunës dhe ai do të japë sqarime për të gjitha interesimet. /2L ONLINE/