Ferizaj e ka pësuar edhe humbjen e radhës, ku u mposhtën në shtëpi nga Drita, me rezultat 0:2.
Kryetrajneri i Ferizajt, Bekim Isufi u nda i zhgënjyer me epilogun përfundimtar të ndeshjes, teksa theksoi se skuadra e tij mund të bënte më tepër në këtë takim.
“Është e dhimbshme të humbasësh në mënyrë të tillë. Kemi pësuar nga gabimet tona dhe kjo është e pafalshme. Drita nuk është se bëri diçka më shumë se ne deri në pranimin e golit. Përvoja dhe kualiteti në disa raste e bëri të veten dhe ndikoi që ne të pësojmë edhe në këtë ndeshje”, deklaroi Isufi përpara mediave pas ndeshjes.
Në kuadër të javës së trembëdhjetë ekipi i Ferizajt udhëton drejt Drenasit për tu përballur me Gjilanin.