/2L ONLINE/ – Shefi i Grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosjes Nevzad Isufi, ka ngritur shqetësimet e tija në seancës e sotme të kuvendit komunal, për mosmarrjen e përgjigjeve në pyetjet dhe kërkesat që ata po i adresojnë në adresa të caktuara, si në ato të drejtorëve. Ai ka kërkuar nga drejtorët të mos i injorojnë këto kërkesa a pyetje por t’i kthejnë përgjigjet. Ai ka kërkuar që në këtë seancë ato pyetje apo kërkesa të marrin përgjigje. /2L ONLINE/