Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka mirëprtiur, Armend Musaj nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe drejtorin e bujqësisë të Komunës së Kamenicës, Shpend Morina.
“Gjatë këtij takimi koordinues për trajtimin e qenve endacak u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate të këtij fenomeni shqetësues. Nga ky takim është bërë edhe një agjendë e përbashkët në mënyrë që të konkretizohen idetë dhe projektet tona në interes të qytetarëve”, ka thënë drejtori Isufi. /2LONLINE/