Trajneri i Ferizajit, Bekim Isufi si në shtëpi ka arritur t’i sigurojë tri pikë të plota për skuadrën e tij të re, pasi mposhti Dritën 0:1 në Gjilan.
Ferizaji nuk tregoi shumë nga loja, por befasoi në fund dhe për këtë rol kyq luajti kryetrajneri, i cili ishte pjesë e Dritës, duke e shpallur kampion atë.
Isufi u nda i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në fushën e lojës, teksa zbulon edhe arsyen për të cilën beson se skuadra e tij e triumfoi ndeshjen.
“Futbolli nganjëherë është i paparashikueshëm. Skuadra ime dha maksimumin, ndërsa Drita na nënvlerësoi dhe gaboi. Ekipi ynë ishte shumë i motivuar, nganjëherë nuk është faktor përgatitja, por përkushtimi maksimal në fushë”, ka thënë Isufi.
Ai përfundoi duke shtuar: “Ne tri ndeshjet e para, kemi kërkuar t’i marrim tri pikë, që i morëm që në ndeshjen e parë. Kjo s’do të thotë që tani do të pushojmë. Do të japim maksimumin në të gjitha ndeshjet”.