Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se blloku opozitar (LDK-AAK-NISMA) ende nuk kanë biseduar për ndarjen e dikastereve qeveritare.
Sipas Ahmet Isufit, përveç marrëveshjeve për pozitën e kryeparlamentarit, kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, ende nuk dihet se kush dhe cila parti do të drejtoj me cilën ministri. “Në komunikimin e deritanishëm në mes tri subjekteve politike, qëllim kryesor e kemi pasur krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe stabile”, ka thënë Isufi
Nënkryetari i AAK-së, ka theksuar se ata që i kanë numrat në Parlamentin e Kosovës do ta bëjnë Qeverinë, duke shtuar se nuk do të ketë zgjedhje të reja.
Ndërsa i pyetur se si i komenton zërat se Haradinaj më 9 për qind të votave të fituara, nga zgjedhjet e 8 qershorit, nuk e ka legjitimitetin që ta drejtojë Qeverinë e Kosovës, ai ka thënë se “koalicionet lidhen në mes partive politike, dhe ndarja e tillë e pozitave ka ardhur si rezultat i pajtimit në mes partive politike”./RTK/