“Si anëtar i Komitetit për Zhvillim Ekonomik dhe Agrokulturë, shprehi shqetësimin tim serioz për mos transparencën dhe dhënien e informacioneve nga administrata e kuvendit ne Gjilan respektivisht nga drejtoria e linjës së Komitetit për Zhvillim Ekonomik dhe Agrokulturë”, ka thënë Burhan Isufi, anëtar i komitetit për Zhvillim Ekonomik dhe Agrokulturë, që vije nga radhët e PDK-së.
Sipas tij, raportet e punës të drejtorive përkatëse si asaj të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, por edhe të Drejtorisë së Bujqësisë nuk barten me kohë tek ne që me rregullore parashihet 7 ditë para se të mbahet mbledhja e komitetit, as si dosje fizike, mirëpo as edhe të dërguara në e-mail.
Gjithashtu, thotë Isufi, ka pasur raste edhe në moskordimin të orarit të mbajtjes së komitetit si dhe ndërrim të orës së mbajtjes në momente të fundit që gjithmonë po krijon mospajtime tek anëtarët e komitetit, ku edhe për shkak të kohës së shkurtër nga dhënia me vonesë të materialit, e kemi të pamundur që të shqyrtojmë dhe të japim idetë, sugjerimet apo kritikat në raportet e punës qe japin dy drejtoritë përkatëse sepse edhe për këtë jemi të thirrur.
“Kjo dukuri po vazhdon qysh prej krijimit të komiteteve. Mos transparenca e tyre po dëshmon edhe njëherë se Kuvendi Komunal që cila udhëhiqet nga LDK-ja, ka neglizhencë dhe nuk ka llogaridhënie, që dëshmon se kryesuesja e kuvendit komunal nuk është e aftë që të monitorojë gjithë stafin e kuvendit që tregon në paaftësitë e saj si kryesuese e kuvendit. Dhe ajo që është më skandaloze, ky komitet mbajti sot takimin pa proces verbal që është jashtë rregullave të kuvendit komunal”, ka thënë tutje Isufi.
Sipas tij, në mbledhjen e mbajtur sot, ku prezentë duhej të ishin dy drejtorët që janë në linjë të njëjtë me Komitetin për zhvillim Ekonomik dhe Agrokulturë, mungonte drejtoresha Valbona Tahiri e cila duhej ti ishte ne takim ku përveç saj mungon edhe raporti tre mujore I punës së kësaj drejtorie. “Ky komitet mbajti sot mbledhje të përgjysmuar ku u diskutua vetëm për raportin e punës se komisionit për Korrje-Shirje 2018, nga Drejtoria e Bujqësisë”, tha në fund, Isufi i PDK-së.