/2L ONLINE/ – Nevzad Isufi, Shef i anëtarëve të Kuvendit komunal të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri prania e tij ka qenë mjaftë e rrallë në seancat e Kuvendit Komunal duke treguar kështu që nuk është i përkushtuar për punën e këtij organi por as trupave të saj.
Isufi ka thënë se prania e kryetarit të komunës ka qenë mjaftë e rrallë në seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit, madje të shumtën ai ka qenë i pranishëm, kryesisht në raportet që janë detyruese për te, e më rrallë në seancat tjera, madje shumë nga to i ka lëshuar pas 2-3 pikave.
“Pra nuk jam krejtësisht i sigurt nëse ai ka ndjekur deri në fund 2-3 seanca gjatë gjithë mandatit të deritashëm. Por në anën tjetër jam qind për qind i sigurt se ai deri më tash nuk ka ndjekur asnjë seancë të Komitetit për politikë dhe financa dhe as të ndonjërit nga të gjitha komitetet e Kuvendit, madje as të atij kur ai është kryesues, pra të Komitetit për siguri në bashkësi. Mbase kjo mund të jetë një tregues i përkushtimit të Kryetarit të komunës për punën e Kuvendit dhe trupave të tij”, ka thënë Isufi.
Sipas tij, mungesa e tij në seancë, anëtarëve të Kuvendit, sidomos të opozitës , i ka privuar e nga e drejta legjitime që t’i drejtohen me pyetje drejtpërdrejtë dhe të marrim përgjigje aty për aty, pasi ndonjëherë disa pyetje kanë rëndësi vetëm në një moment aktual, sepse pastaj përgjigjen e jep koha apo ngjarjet që pasojnë.
“Do të ishte jo korrekte të thosha që Kryetari në paraqitjet e tij na ka injoruar ne si opozitë, madje disa herë nga ka cituar dhe dhënë të drejtë propozimeve tona, por e gjithë kjo zgjatur vetëm gjatë seancës e pastaj nuk është bërë asgjë në sendërtimin e atij propozimi a vërejtjeje.
Kështu shembull. në gjysmën e parë të muajit mars, ne si grup opozitar patëm bërë një punë serioze në analizë e gjithë punës një vjeçare të Kuvendit gjatë vitit 2015, me ç’rast patëm bërë një varg propozimesh për të eleminuar shumë shkelje e parregullsi si të trupave të Kuvendit ashtu edhe të vet Kuvendit, dhe pas ankesës sonë Kryetari i pat propozuar Kryesueses së Kuvendit për të thirr një seancë të veçantë, ku do të trajtoheshin këto rekomandime” ka thënë isufi.
Por, sipas tij kjo nuk ndodhi, sepse gjetën mekanizma e rrugë, për t’i ikur shqyrtimit të këtyre rekomandimeve (bëhet fjalë për 56 rekomandime), që Vetëvendosje beson se ka qenë e pamundur që asnjë nga këto rekomandime të mos ketë pasur vlerë, sa të mos shqyrtohet fare dhe të hidhet poshtë në tërësi”, ka thënë Nevzad Isufi, Shef i anëtarëve të Kuvendit komunal të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje . /2L ONLINE/