Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se më 6 prill do të merret vendimi përfundimtar për lirimin e plotë të liderit të tyre, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye që pas 6 prillit, Haradinaj të mos jetë në Kosovë. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Isufi, ka theksuar se që nga fillimi procesi ndaj Haradinajt ka qenë i padrejtë pasi, sipas tij, drejtësia franceze ka rënë pre e shpifjeve të Beogradit.
Ai ka vlerësuar se shteti i Kosovës dhe drejtuesit e tij janë treguar neglizhentë karshi rastit Haradinaj.
Madje, sipas tij, qytetarët dyshojnë se ndalimi i Haradinajt ka të bëjë me çështjen e demarkacionit dhe asociacionit.
Duke folur rreth situatës politike në vend dhe koalicionit qeverisës, Isufi ka thënë se e vetmja mënyrë për ta hequr qafe këtë Qeveri janë zgjedhjet e parakohshme.
BURIMI: Epoka e Re