“ALGLOBOS”, storie suksesi i të rinjëve shqiptar në Itali

“ALGLOBOS”, storie suksesi i të rinjëve shqiptar në Itali

Grupi hip-hop “ALGLOBOS”, i përbër nga dueti Bledi-Klodi, i dy shqiptarëve, njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria, njëri i lindur në Mitrovicë e tjetri në Kavajë, është njëri prej grupeve më të suksesshme në mërgatën tonë.

Florim Zeqa

Përveq muzikës, etnitetit dhe gjakut shqiptar, këta dy të rinjë i bashkon edhe viti i lindjes dhe emigrimit në Itali.

Kështu, në dhjetvjetorin e punës së tyre të suksesshme, për adhuruesit e tyre sjellin videoklipin më të ri “Dua të jetoj”.

Dhjetë vite më parë, Bledi nga Kosova kishte një fillim jashtëzakonshëm suksesi me CD-në e parë në gjuhën angleze “Just one life” (Vetëm një jetë) në vitin 2007, përmes së cilës kishte depërtuar thellë tek audienca anglofone, italiane dhe ajo shqiptare.

Menjëherë pas kësaj CD-je, Bledi vazhdon rrugëtimin me nxjerrjen e videoklipit të parë, të titulluar “Hajde, Hajde”. Me këtë këngë Bledi me grupin e tij përformoj në mënyrë briliante para publikut shqiptar në Trevizo me 15 mars 2008, në megakoncertin me yjet e muzikës shqiptare me rastin e festimit të ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë koncert, performanca e shkëlqyer e Bledit e kishte elektrizuar atmosferën në palestrën e madhe sportive në “PalaMazzalovo” në Montebelluna (TV), të stërmbushur me bashkatdhetar nga të gjitha trevat shqiptare. Ishin vargjet e këngës që bënë për vete publikun; “Sonte kënaqu hej, se këtu është Bledi hej, nga Bokshiqi hej, kosovarqe hej, rritja zërin hej…”

Videoklipi më i ri i grupit “ALGLOBOS”, vjen si rezultat i një pune të përbashkët mes dy të rinjëve shqiptar, Bledit dhe Klodit, të cilët synojnë që përmes këngës të kultivojnë tek të rinjët shqiptar dashurinë ndaj atdheut të tyre, për nevojen imediate të ndryshimeve pozitive në trojet shqiptare.

Ashtu sikurse teksti i këngëve të duetit Bledi-Klodi që janë të kapshme për të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, edhe mesazhi i tyre reflekton shpresë për një të ardhme më të mirë në dy shtetet shqiptare, krijimi i vendeve të punës,…në mënyrë që të rinjët shqiptar të mos shfrytëzohen vetëm si skllëvër në vendet evro-përëndimore, por me shkathtësitë e tyre profesionale të kontribuojnë në zhvillimin dhe çuarjen përpara të vendeve të tyre.

Endërr e këtyre dy të rinjëve shqiptar nuk është përfitimi material nga muzika, por arritja e qëllimit të ngritjes së vetëdijes për ndryshime pozitive në atdheun e tyre.

Bledi e Klodi përmes këngës e gjejnë qetësinë shpirtërore, ndërsa inspirimin e marrin nga vuajtjet dhe problemet e shumta të bashkombasve të tyre në mërgim.

Përmes videklipit të fundit “Dua të jetoj”, në mënyrë të sinqertë e shprehin dashurinë për jetën në atdheun e tyre, duke shprehur njikohësisht edhe pakënaqësitë për padrejtësitë që ju bëhen të rinjëve shqiptar në shtetin ku jetojnë aktualisht.

Këtë më së miri e shperhin vargjet e këngës;, “Dua të jetoj, deshta të jetoj, këtë jetë ta kaloj, në të bukurën Kosovë dua të jetoj”, apo siq i shprehin dëshirat e tyre në vargun tjetër mjaft përmbajtësor; “Ah kjo jetë, jetë e shkretë që më ndau nga atdheu,…me një endërr në zemër Kosovën ta ndryshojmë, një herë e përgjithmonë”

Rikthimi i suksesshëm në skenën muzikore i dy të rinjëve shqiptar nuk është i rastësishëm. Pas videoklipit “Dua të jetoj”, kanë filluar përgatitjen e videoklipit tjetër me titull “Për ty mendoj” që pritet të thejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë.

Çelësi i suksesit të këtyre dy të rinjëve shqiptar, është tek energjitë pozitive, talenti i rrallë dhe dëshira për t’i dhuruar publikut kënaqësi të pafundme me zërin e tyre të embël dhe karakteristik për zhanrin e muzikës Rep dhe Hip-hop.

E veqanta e grupit “ALGLOBOS” është autenciteti i vargjeve, pastërtia e fjalëve dhe mesazhi i secilit varg dhe kënge është tërheqës për të gjitha moshat.

video

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE