“Së bashku me nënkryetaren e komunës, Leonora Morina Bunjaku, drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani, vizituam fermën blegtorale në fshatin Verbicë e Zhegocit, të fermerit Hasim Alili i cili posedon 200 krerë dhi, 120 krerë dele dhe 25 lopë e viça për majmëri”, ka thënë Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan.
Ai shtoi se nga fermeri Hasim Alili u informuan për vështirësitë që ka dhe nevojat për ndërtimin e fermës së re, poashtu panë përkushtimin e vullnetin për punë që kanë për këtë fushë.
“Ne, si Drejtori e njoftuam për projektet e planifikuara për vitin 2024 dhe i premtuam mbështetje të plotë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të tyre prodhuese, zhvillimin e bujqësisë në sektorin e blegtorisë”, ka thënë drejtori Isufi. /2LONLINE/