Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka bërë me dije se bashkë me Drejtorin për Bujqësi, Ramiz Ramadani, Drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport, Deniza Limani, dhe Sabit Rrustemi, kanë bërë homazhe dhe vendosem lule, në shenjë respekti e përkujtimi për 75 vjetorin e lindjes së Beqir Musliut.
“Vepra e tij letrare e patriotike, nuk do të humbet asnjëherë. Ai ishte një krijues letrar i cili kishte guxim të shkruante edhe përballë terrorit e regjimit të cilën e përjetonte populli shqiptarë. Veprat e tij të pavdekshme do të jenë përherë në mbamendjen e e shqiptarëve, duke gjetur frymëzim tek Beqir Musliu, sesi shkruhet bukur dhe mendohet lirisht pavarësisht presioneve e ndikimeve të regjimit”, ka thënë Ismajli, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjithashtu, ai bëre me dije se në kabinet takoi jurinë profesionale dhe mori njoftimin për fituesin e çmimit letrar të këtij viti. Shkrimtari Agim Gjakova është shpallur fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2020, çmim që ndahet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas Ars Club “Beqir Musliu”.
“Shkrimtari, Agim Gjakova, është një prej krijuesve shumë të mëdhenjë. Ai është autori i 10 -të vëllimeve me poezi, i 8-romaneve për të rritur, disa vëllimeve me tregime për fëmijë e të rritur dhe i disa skenarëve të filmave të realizuar”, ka thënë ismajli. /2LONLINE/