“Një informim të shkurtër për të gjithë qytetarët të cilët kanë frikë nga të prekurit me COVID19 dhe për ata të cilët janë pjesëtarë të familjes së tyre. Aktualisht, u shërbeva në Market “Tuba”, në Gjilan. Këta janë pjesë e familjes Shaqiri nga fshati Vrapçiq, të cilët u prekën me koronavirus. Shqetësimi i të gjithë familjes është se vazhdimisht po paragjykohen nga qytetarët, e kjo po ndikon edhe në biznesin e tyre familjarë”, ka thënë nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
Ja postimi i tij:
Të dashur qytetarë,
Një informim të shkurtër për të gjithë qytetarët të cilët kanë frikë nga të prekurit me COVID19 dhe për ata të cilët janë pjesëtarë të familjes së tyre. Aktualisht, u shërbeva në Market “Tuba”, në Gjilan. Këta janë pjesë e familjes Shaqiri nga fshati Vrapçiq, të cilët u prekën me koronavirus. Shqetësimi i të gjithë familjes është se vazhdimisht po paragjykohen nga qytetarët, e kjo po ndikon edhe në biznesin e tyre familjar.
Miq, së pari, kjo është pandemi globale me të cilën po ballafaqohet tërë bota, ku nesër njëri nga ne mund të jetë potencialisht i prekur. Të gjithë të prekurit do të jenë nën kontroll të rreptë nga institucionet shëndetësore, ku do të trajtohen denjësisht deri në shërim të plotë. E dyta është se nëse një nga familjarët është i prekur me koronavirus, nuk do të thotë që të gjithë pjesëtarët e familjes mund të jenë të prekur, andaj, për këtë iu bëhen analizat të cilat e dëshmojnë këtë ose jo.
Pra, të gjithë të prekurit do të jenë të vetë-izoluar. Mos keni frikë nga familjarët e jashtëm të tyre, sikurse në rastin e familjes Shaqiri, pasi që këta nuk janë fajtorë për këtë, e aq më pak, nuk do të thotë që edhe këta janë të prekur. Të jeni të sigurt për një gjë, të gjithë të prekurit do të jenë nën kontroll dhe vetë-izolim, deri në shërim të plotë. Ky virus trajtohet dhe nuk lenë pasoja as tek të prekurit, e leje më tek familjarët e tyre, që nuk do të thotë të jenë të prekur të gjithë.
Ju bëjë apel nga zemra, që të mos e rritni panikun tek të tjerët, e mos e shtoni paragjykimin për familjarët e tyre, sepse kjo nuk na bënë aspak nderë! Mos u frikoni dhe mos e shtoni paragjykimin! Ju lutem, paragjykimet shkaktojnë lëndim të thellë në shpirt dhe përçarje të thellë. Të jeni të vëmendshëm, dhe mos i lëndoni njerëzit!
Bashkë ja dalim!