Ekipi i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan ka vlerësuar gjendjen aktuale në këtë komunë si dhe ka diskutuat për masat shtesë që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës, e për nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Arbër ismajli, Qeveria e Kosovës është ngutur me vendimin për futjen e Komunës së Gjilanit në karantinë.
“Vendimi i Qeverisë së Republikës, për futjen e Komunës së Gjilanit në karantinë, konsiderojmë që është vendim i ngutshëm dhe jo i menduar mirë, pasi që, do të sjellë pasoja të rënda socio-ekonomike për qytetarët tanë”, ka thënë Ismajli.
Sipas tij, vendime të tilla, nuk janë të mirëseardhura edhe për bizneset, ku do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në vështirësimin e gjendjes financiare të operimit të tyre, e rrjedhimisht, deri tek ndërprerja përfundimtare e operimit. /2LONINE.com/