“Bashkë me Komitetin Konsultativ për Persona me Aftësi të kufizuara, vizituam lagjen Dardania, për të parë nga afër punimet në trotuaret e reja në këtë pjesë, si dhe nevojën që t’iu krijojmë qasje edhe personave me aftësi të kufizuara”.
Kështu ka thënë, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka vlerësuar lartë rolin e Komitetit në fjalë, që sipas tij, po luan rol të rëndësishëm, në ngritjen e zërit të përfaqësimit të interesave të kësaj kategorie të shoqërisë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Ne, do të punojmë bashkërisht, në krijimin e çdo mundësie për përfaqësimin me dinjitet të përfshirjes së nevojave të këtij komuniteti edhe në aspektin infrastrukturor, duke krijuar mundësi të veçanta të lëvizjes për ta”, ka thënë nënkryetari Ismajli.