Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka takuar anëtarë të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, me të cilët bashkëbiseduan lidhur me gjendjen e mbarvajtjes së procesit të menaxhimit të pandemisë përgjatë periudhës 78 ditore.
Po ashtu, u fol edhe punën e ndihmave për të gjitha kategoritë përgjatë këtyre ditëve, veçanërisht, kategorisë së personave të kufizuara.
“Falënderojmë Komitetin Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, i përbërë nga: Anita Ademi, kryesuese, Arben Keka, Fatmir Shurdhani, Leotrim Murti, Fitore Redenica-Kurteshi, Shefki Daku, dhe, Arbresha Ibrahimi, për rolin e tyre konstruktiv dhe bashkëpunues, në trajtimin e avansimin e nevojave dhe kërkesave të këtij komiteti”, ka thënë Ismajli, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ai tha se ky komitet po luan rol të rëndësishëm në koordinimin e politikave, programeve dhe proceseve, në lidhje me çështjen e aftësive të kufizuara, dhe, zhvillimin e në fushën përkatëse.
Gjithashtu, Ismajli tha se ky komitet, përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundshme, definimin e prioriteteve dhe masave që duhet ndërmarrë Kuvendi i Komunës për përmirësimin e situatës së tanishme në lidhje me personat me aftësi të kufizuara, në secilin sektorë.
“Përgjatë kësaj jave, bashkë me këtë komitet, do të dalim për t’i parë nga afër projektet infrastrukturore, se a i plotësojnë nevojat dhe kërkesat e personave me aftësi të kufizuara. Njëkohësisht, ju kërkojmë falje, që në paraqitjet tona publike, nuk i kemi patur personat që interpretojnë interpretuesit”, ka thënë nënkryetari Ismajli.