Kanë filluar tanimë punimet në zgjerimin e rrugës nga rrethi përballë Furrës “Vëllezërit Çocaj”, në drejtim të qendrës së qytetit të Gjilanit, deri tek semaforat.
Nëçnkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli tha se kjo punë do të jetë në vazhdën e zgjerimit të rrugëve në hyrje-daljet e qytetit, e cila do të përfshijë edhe pjesën kryesore të qendrës së qytetit, transmeton Portali 2LONLINE.com
Ai tha se ky projekt, përveç ndikimit në shkarkimin e komunikacionit, do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e aspektit mjedisor nga zvogëlimi i gazrave dhe zhurmës. Zgjerimi i rrugës në qendër të qytetit, do të jetë në katër korsi, e cila do t’i bashkohet rrugës së Ferizajt.
“Njëkohësisht, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, për shkak të punimeve që do të ndodhin këtu, dhe, për shkak të fillimit të futjes së gypit atmosferik në qytet, gyp i cili do të jetë vazhdë nga rrethi përballë Furrës “Vëllezërit Çoçaj” , deri në qendër të qytetit. Kjo trase e rrugës me katër korsi, do ta lirojë Gjilanin nga komunikacioni i ngarkuar, dhe, do ta bëjë një qytet i cili do të jetë pikë referimi nga të gjithë”, ka thënë Ismajli transmeton 2LONLINE.com.
“Çelësi i këtyre projekteve i kontribuon përkujdesjes dhe krijimit të kushteve më të mira për qytetarët, dhe, ndikimin në zhvillimin apo qëndrueshmërinë e bizneseve”, thotë Ismajli.