Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka bërë me dije se në vazhdën e aktiviteteve të bizneseve dhe qytetarëve, për t’iu dalë në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë, edhe kompania “Ceni Group”, ofroi mbështetjen me ndihma për qytetarët tanë.
“Ky aktivitet i kësaj kompanie, sikurse, i shumë bizneseve tjera është shembulli më i mirë i interesit të përbashkët të tyre, për ta tejkaluar këtë situatë me të cilën po ballafaqohemi si vend. Ne si shtab emergjent, u jem falënderues stafit të “Ceni Group”, të cilët edhe njëherë dëshmuan zemërgjerësinë dhe humanizmin e tyre ndaj qytetarëve në nevojë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.