DYLON

Ismajli: Afrim Kqiku, kryepersonalitet i rëndësishëm i Komunës së Gjilanit

Ismajli: Afrim Kqiku, kryepersonalitet i rëndësishëm i Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë, ta takojë, z. Afrim Kqiku, qytetarë nderi i Komunës së Gjilanit. Takimet me të, të japin energji dhe forcë për tu përballur me çdo të papritur. Është njeri i cili brenda vetës rrëzon ndritshmërinë e tij patriotike, intelektuale dhe shoqërore, në avancimin e përpjekjeve për ta pasqyruar realitetin e vendit dhe shoqërisë sonë”.

Kështu është shprehur Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, i cili e ka vizituar fotografistin Afrim Kqiku (FOTO FARI), i cili në qershor të vitit 2018 ishte shpallur edhe Qytetar Nderi i Gjilanit, për të cilin ka thënë se është një personalitet i cili në vete përmban një histori të tërë shkrepjesh e kujtimesh për qytetin tonë. Ai i jetoi dhe përjetoi dy epoka, epokën e paraluftës, ku në objektivin e tij, pasqyroi realitetin e tmerrshëm të një sistemi pushtues mbi shqiptarët, dhe, epokën e pasluftës, kur, syri i objektivit të tij, pasqyroi çdo moment e etapë të bashkërendimit të proceseve vendore për shtetndërtim.

Ismajli tha se Afrim Kqiku, është kryepersonaliteti më i rëndësishëm i Komunës së Gjilanit, njeri i paepur për të krijuar një librari të tërë të menteve e çasteve, përmes të cilit vërtetohet thënia se, “Fotografitë mund të arrijnë përjetësinë përmes çastit”.

EkoHigjiena

Sipas tij, ky personalitet, do të mbahet mend ndër gjenerata, për shenjëstrimin e momenteve më të rëndësishme të vendit tonë. Nuk ka asnjë event, mblodhi, organizim e mobilizim, pa qenë pikësynim referimi i objektivit të tij.

“Afrimi, diku 15 vite para luftës, duke u përballur me rrezikun e tij dhe familjes, në bazë të kohës të cilës po gjendeshim, në mënyrë krejtësisht vullnetare, arriti që përmes besnikërisë së tij, ta shpërfaq çdo moment organizimi kombëtarë, politik e sportiv, që ishte në favor të guximit e trimërisë së tij të pashoq, karshi mposhtjes së një sistemi udhëheqës e të vështirë në të cilën po ballafaqoheshim”, ka thënë tutje Ismajli.

Sipas tij, ky njeri, brenda syve të tij, rrëzon përplot ndjenja gëzimi, krenarie e dhimbje, për ballafaqimin e drejtpërdrejtë të tij me çdo ngjarje. Përmes këtij njeriu, gjendet dokumentimi i historisë dhe përpjekjeve të qytetarëve të Gjilanit, në kauzën e përbashkët për, liri, pavarësi dhe demokraci.

“Ne, si qytetarë të Gjilanit, do të krenohemi dhe mburremi, me njeriun, i cili i doli në ballë çdo lufte apo beteje për ta synuar shpërfaqjen e historisë së përjetimit të popullit shqiptarë. Faleminderit, Afrim Kqiku, krenaria e qytetit tonë”, ka thënë në fund Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.