DYLON

Afrim Kqiku, qytetar nderi i Gjilanit

Afrim Kqiku, qytetar nderi i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Popujt e mëdhenj nga gjiri i tyre gjithmonë kanë nxjerrë personalitete të mëdha e të lavdishme, të cilët me kontributin e tyre të gjithanshëm e të vazhdueshëm në shërbim të Atdheut e Kombit të tyre, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, për çka populli e gjeneratat që do të vijnë, përgjithmonë do të ju jenë mirënjohës!

Populli e kombi ynë shqiptar në mesin e tij e ka njërin prej bijëve të saj të famshëm, fotografistin legjendar jo vetëm të Gjilanit e të anamoravës, por të Kosovës dhe të gjithë shqiptarisë, të madhin dhe të papërsëritshmin, pronarin moral e shpirtëror, material e njerëzor të studios prestigjioze FOTO FARI, të nderuarin Afrim Kqiku!

Afrim Kqiku, është personalitet, të cilin, në momentin që e zen në gojë dhe fillon të flasësh e të mendosh për Të, të del para syve një histori e tërë heroike dhe lavdimadhe e një populli, që për shekuj e dekada ka luftuar për liri e çlirim, pavarësi e prosperim kombëtar e politik, tokësor e ekonomik.

EkoHigjiena

Afrim Kqiku është vetë jeta e qytetarit shqiptar gjilanas, anamoravas, karadakas e kosovar!

Afrim Kqiku, është emblema e fotografisë shqiptare jo vetem në Gjilan!

Nëpër duart e tij dhe të objektivit të aparatit të tijë fotografik, është pasqyruar tërë realiteti i hidhur pushtues i Serbisë mbi shqiptarët jo vetëm në Gjilan por edhe me gjerë.

Kur të përmendet ky personalitet e kjo figurë e madhe të dalin para syve si një shirit gjigand ngjarje të vazhdueshme të së kaluarës së faktuar me foto e foto…

Afrim Kqiku është kryepersonazhi qendror, i pakapërcyeshem dhe i paarritshëm për plasimin e fotografisë si argument dhe realitet, përmes të cilit dëshmohet katërciperisht, se një foto është më shumë se sa 1000 fjale!

Afrim Kqiku, është dhe mbetet pika e vetme referuese, përmes të cilit deshifrohet çdo eveniment madhor dhe e kaluar e pashlyeshme në Gjilan dhe me gjerë!

Nuk ka e nuk do të ketë qytetar gjilanas dhe me gjerë, që kur të permendet fotografia, e të mos i shkojë me shpejtësi mendja te e famshmja Foto Fari dhe te Afrim Kqiku!

Shpallja e Afrim Kqikut, qytetar nderi i Gjilanit, është mirënjohje e madhe jo vetëm për Afrimin, por për studion Foto-Fari, për familjen e Tij dhe për të gjithë shokët dhe miqtë e Tij!

E gëzofsh mirënjohjen dhe nderin që të është bërë i nderuari shoku dhe miku im Afrim Kqiku!

Afrim Kqiku, Gjilani e ka për nderë që të ka qytetar nderi!

Ismet Sylejmani
Prishtine, 15.06.2018!

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.