(2L ONLINE) – Dënimi i fundit për klubin nga kryeqyteti për mos udhëtim në Vushtrri për zhvillimin e ndeshjes, tregon qartë gjithçka, prej fillimit deri në fund. Ne kampionatin e kaluar ishte një arene e gladiatorëve në ndeshjen Hysi & Prishtina në Merdare, e që ishin dënime qesharake për nxitësit!, thotë nënkryetari i bordit Besim Ismaili
Kurse këtë kampionat përsëri vazhdohet me ritmin e njëjtë: Ekipi nga kryeqyteti e bojkoton ndeshjen, dënohet me 6 pikë në kampionatin që përfundoi dhe me disa të holla, gjë që nuk kanë rëndësi ato pikë tani. Sikur te ishin ato piket e ekzistencës për të dënuarit, a thua çfarë do të ndodhte me komisionin disiplinor, a do të ndryshoheshin rregulloret?, pyet Ismaili.
“I bëj thirrje kryetarit të FFK-së z.Fadil Vokrri, që për kampionatin e radhës mos ti lejoj disa gjyqtar tendencioz dhe udhëheqës të komisionit disiplinor me vendime të njëanshme ta njollosin punën tënde që je duke e bërë për futbollin e Kosovës, se për çdo gabim të gjyqtarëve apo te komisionit disiplinor, të gjithë po i kthejnë sytë kah ju i nderuar Fadil Vokrri.
I kërkojmë falje ne emrin tim personal dhe ne emër të KF.Dritës” INTELEKTUALEVE”, thotë tutje nënkryetari i bordit Besim Ismaili
Mbarimi i sezonit pa asnjë trofe dhe lufta për ti ikur barazhit ishte një dështim për ne, sepse kemi patur një ndër ekipin më të mirë në Kosovë. Natyrisht, nuk jemi të lumtur për këtë dështim, por duhet të qetësojmë kokat tona dhe të fillojmë e të mendojmë për të ardhmen e klubit, thotë tutje Ismaili
“Ne në disa ndeshje kemi dështuar për të luajtur futboll si ekip, por në shumicën e ndeshjeve disa gjyqtarë tendencioz nuk na lejuan të luajmë futboll që ti kënaqim dashamirët e sportit, e kuptoj se kjo fjalë nuk i duket askujt e mirë, por ne nuk jemi duke e fshehur këtë fakt, e di që dhemb shumë , por disa lojtare nuk e dhanë maksimumin në fushë, të cilët në kampionatin e ardhshëm vështirë që do të jenë pjesë e Dritës”.
Ismaili tha edhe se janë të vetëdijshëm se është shumë vështirë ta shikosh KF.Dritën në këtë pozitë dhe pa ndonjë trofe ,e sidomos Kupën e Kosovës me gjithë këta yje të superligës : si Latifi, Limani, Zhdrella, XH&B Shabani, Prekopuca, Kelmendi, Hasipi, Berbatovci etj, por duhet patur parasysh se nuk ishin vetëm kundërshtarët ata që na shkaktuan humbje, por niveli i disa referëve në këtë kampionat që ka qenë shumë i dobët dhe që ka ndikuar direkt në rezultat.
“Dua të uroj Llamkos Kosovën për sezonin e tyre te suksesshëm. Kanë luajtur shumë mirë, dhe e meritojnë këtë sukses, kurse jemi të zhgënjyer për mos arritjen e KF. Gjilanit për të inkuadruar dhe pasuruar superligën e Kosovës me derbin e njohur Gjilanas’. ka thënë Besim Ismaili. /2L ONLINE/