Sport Club Gjilani ka angazhuar futbollistin Përparim Islami, pasi ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme për dy vite. Islami, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës.
“Falënderoj drejtuesit dhe stafin për besimin që kanë treguar ndaj meje dhe këtë besim do të mundohem ta shpërblej duke dhënë më të mirën në fushën e lojës”, ka thënë islami.
Ai shtoi se atmosfera te Gjilani është fantastike. Grupi i lojtarëve dhe i stafit e kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe po ndjehet sikurse është një kohë të gjatë aty.
“Jemi të vetëdishëm për sfidat që na presim, ndaj jemi duke punuar intensivisht për t’i arritur këto objektiva. Së bashku mund të ja dalim”, ka thënë futbollisti Islami. /2LONLINE/