/2L ONLINE/ – Analisti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi, ka thënë se fosilet e fundit të primitivizmit në botën e shekullit XXI padyshim janë elitat politike serbe, Kisha Ortodokse Serbe dhe ISIS. Ndërtimi i murit ndarës në Mitrovicë është dëshmia e mendësisë primitive serbe e cila ushqehet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe politika.
Kjo mendësi është e rrezikshme, ajo prodhon shovinizëm i cili është hallka zinxhirore që mbanë të lidhura veprimet ekstremiste dhe terrorizmin.
Bota e civilizuar duhet të mobilizohet për t’u përballur me veprimet agresive që prodhojnë mendësitë primitive. Në historinë e njerëzimit shumë civilizime, popuj dhe shtete janë zhdukur nga popuj me mendësi primitive, nga se nuk kanë trajtuar si duhet kërcënimin nga ta.
Në botën e sotme ISIS, Politika dhe Kisha Ortodokse Serbe janë rrezik. Fatkeqësisht shqiptarët atakohen nga këto mbeturina me mendësi mesjetare. Rrezikun duhet evituar me mjete të përshtatshme! /2L ONLINE/