Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISHPK) ka bërë me dije se ekipet e profesionistëve shëndetësor janë anekënd vendit në parandalimin e coronavirus!
“Ata janë kudo: në laboratorë, në klinika, në spitale, në QKMF, në Aeroport, në kufijtë e Kosovës!
Së bashku ia dalim! Nuk ka pushim! Nuk ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm!”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes rrjetit social.