Pasi përmbylli bashkëpunimin me SC Gjilanin, mesfushori Albert Dabiqaj, nuk shkoi larg, u ndal përsëri në qytetin e Gjilanit, por në klubin tjetër, duke veshur fanellën bardh e kaltër, për t’u bërë lojtar i FC Drita.
Albert Dabiqaj pas nënshkrimit me klubin ka thënë se është shumë i lumtur për klubin e tij të ri.
“Të gjithë e din se çfarë klubi është Drita! Dua ti falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë treguar për mua edhe në të kaluarën edhe tani. Rivaliteti i madh mes dy klubeve të qytetit ka bërë që të flitet shumë për këtë lëvizje por po e shijoj shumë pasi që pak lojtarë kanë mundësi ta përjetojnë këtë”, ka thënë Dabiçaj pas nënshkrimit me FC Drita.
Ai shtoi se te drita ka gjetur një grup të jashtëzakonshëm të lojtarëve dhe një staf shumë profesional ku po e shijon çdo moment me klubin.
“I jam falënderues secilit klub ku kam punuar, por tani koha është të jap gjithçka për Dritën dhe për tifozët Intelektualët”, ka thënë futbollisti Dabiçaj. /2LONLINE/