Ish kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përkujtoi tragjedinë e 7 marsit të vitit 2019, ku një kamion, pa frena, kishte humbur kontrollin, duke përshkuar tejpërtej qendrën e qytetit, duke shkaktuar kështu një aksident trafiku ku ka humbur jetën afaristi Qerim Çoçaj, pas pak javësh kishte ndërruar jetë edhe e moshuara Fatime Islami, derisa dhjetëra qytetarë të tjerë ishin lënduar.
Haziri, në një postim në profilin e tij në facebook, ka shkruar se: “7 Marsi i vitit 2019 ka qenë njëra prej ngjarjeve më të rënda me të cilat jam përballur si kryetar i Gjilanit. Familja Çoçaj dhe familja Islami e lus Zotin që të bëhen të fortë dhe t’i kujtojnë familjarët në ditët më të mira. Dhashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë!”.
Postimi i plotë:
***
Tri vjet nga tragjedia që e përgjaku 7 Marsin në Gjilan, nga e cila në vend vdiq afaristi Qerim Çoçaj, pas pak javësh edhe e moshuara Fatime Islami, derisa dhjetëra qytetarë u lënduan.
7 Marsi i vitit 2019 ka qenë njëra prej ngjarjeve më të rënda me të cilat jam përballur si kryetar i Gjilanit. Familja Çoçaj dhe familja Islami e lus Zotin që të bëhen të fortë dhe t’i kujtojnë familjarët në ditët më të mira. Dhashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë!
Ndërkaq, me rastin e 7 Marsit uroj të gjithë mësuesit, në veçanti ata të cilët na mësuan udhën e rëndë të shkronjave shqipe në një kohë të pakohë! /2LONLINE/